UKRAINË- Deputeti ukrainas dhe ish-kryetari i parlamentit, Andriy Parubiy, është qëlluar sot për vdekje sot në qendër të Lvivit nga një burrë i paidentifikuar.
Në një video të publikuar në rrjetin social “X”, vrasësi shihet duke pritur deputetin që të afrohet dhe më pas e godet 8 herë me armë zjarri, duke e lënë të vrarë në vend. Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë autoritetet ukrainase janë vënë në kërkim të ekzekutorit. Mësohet se ishte kamufluar si një korrier i kompaninë e shpërndarjes Glovo teksa udhëtonte në qytet me një biçikletë.
View this post on Instagram
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi sulmin ndaj Parubiyt një “vrasje të tmerrshme” dhe i shprehu ngushëllime familjes së deputetit.
"Po përdoren të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme", tha Zelensky në një deklaratë.
Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së Lvivit, Oleksandr Shliakhovskyi tha se sulmi kishte qenë i mirëplanifikuar.
“Personi i armatosur kishte qëlluar rreth tetë herë nga një armë zjarri, e cila ende nuk është identifikuar. Sulmi duket se ka qenë planifikuar me shumë kujdes.”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kryeprokurori i Lvivit, Mykola Meret, tha se të gjitha motivet e mundshme për të shtënat po hetohen, përfshirë ndërhyrjen e mundshme ruse.
Po kush ishte Parubiy?
Parubiy u bë i famshëm gjatë protestave masive të Euromaidanit në Ukrainë, të cilat mbështetën lidhje më të ngushta me BE-në dhe rrëzuan ish-presidentin pro-rus Viktor Janukoviç në vitin 2014.
Ai organizoi dhe koordinoi "vetëmbrojtjen" e Maidanit - ekipe të armatosura protestuesish që ruanin kampin e gjerë të tendave në zemër të kryeqytetit Kiev. Parubiy u plagos disa herë gjatë përleshjeve me policinë e trazirave të Ukrainës.
Pas rrëzimit të Janukoviçit, ai u bë sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, gjatë një periudhe kur separatistët e armatosur nga Rusia filluan të luftonin në Ukrainën lindore - dhe kur Presidenti rus Vladimir Putin aneksoi gadishullin jugor të Krimesë. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Parubiy iu bashkua mbrojtjes territoriale të Ukrainës./ZËRI