Bota

Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë së NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: I dedikohet grave të Kosovës

Duke e konsideruar një vlerësim të jashtëzakonshëm, Osmani shprehet se ia dedikon popullit të Kosovës, e në mënyrë të veçantë grave që me guxim, dinjitet dhe dashuri kanë kontribuar në ndërtimin e lirisë dhe paqes. 

zh.ll
Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë së NATO-s për
Presidentja Vjosa Osmani pranon Çmimin e Asambles së Nato-s

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është vlerësuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky çmim prestigjioz nderon gratë që kanë treguar lidership të spikatur dhe janë angazhuar në promovimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë, si në vendin e tyre ashtu edhe në nivel global. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja përmes një postimi në rrjete sociale, duke shprehur nderin e veçantë për pranimin e këtij Çmimi prestigjoz. Duke e konsideruar një vlerësim të jashtëzakonshëm, Osmani shprehet se ia dedikon popullit të Kosovës, e në mënyrë të veçantë grave që me guxim, dinjitet dhe dashuri kanë kontribuar në ndërtimin e lirisë dhe paqes. 

Postimi i Presidentes Osmani:

Nder i veçantë që sot, ta pranoj Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikoj popullit të Kosovës, e në veçanti grave të Kosovës, të cilat me guxim, dinjitet e përkushtim ndihmuan arritjen e lirisë dhe ndërtimin e paqes. Është çmim për të gjitha gratë që nuk u dorëzuan kurrë, për ato që iu prinë protestave, luftës e ndërtimit të institucioneve, për kampionet e të drejtave të njeriut, për nënat që ende presin më të dashurit e tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, për të mbijetuarat të cilat kurrë nuk rreshtën së punuari për kauzën e drejtësisë, si dhe për vajzat e reja që sot udhëheqin çdo fushë me besim e vizion.
Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë angazhimit të pashoq të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë.

 

Poll

MOS HUMB