KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në Prishtinë. Pas votimit, Osmani është ndalur në një proncim të shkurtër për mediat, teksa shprehet se deri më tani janë zgjedhje te qeta dhe demokratike. Osmani ftoi qytetarët që të dalin masivisht në votime, teksa shtoi se shpreson që rezultati i këtyre zgjedhjeve të rezultojë në krijimin e qeverisë së Kosovës.
"Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të regullta dhe demokratike. Uroj të kemi pjesëmarrje sa më masive të qytetarve me të drejtë vote. Shpesoj se rezultati i këtyre zgjedhjeve të rezultojëme krijimin sa më të shpejtë të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Falenderoj të gjitha institucione që janë agazhuar që ky proces të jetë sa më i rregullt. Uroj dhe shpresoj që i gjithë procesi të jetë i qetë. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë", tha Osmani.
dërkohë, më herët kanë votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidat i AAK-së Ramush Haradinaj. Gjithashtu, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën./ZËRI