Bota

Vuçiç: Më premtuan Çmim Nobel nëse njoh Kosovën, por refuzova, nuk heq dorë

Vuçiç deklaroi se Serbia është më e përgatitur se më parë për të mbrojtur veten

F.I
Vuçiç: Më premtuan Çmim Nobel nëse njoh
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë për mediat ka pretenduar se do të merrte çmimin Nobel nëse ai do të njihte pavarësinë e Kosovën. Vuçiç deklaroi se Serbia është më e përgatitur se më parë për të mbrojtur veten, duke theksuar se nuk ekzistojnë më objektiva të paarritshëm për vendin.

“Një mijë herë më kanë thënë të huajt: ‘Do ta marrësh Çmimin Nobel, vetëm prano Kosovën e pavarur. Shiko drejt së ardhmes, mos u kthe pas’. Unë jam përpjekur të shoh drejt së ardhmes, gjithmonë duke ndjekur gjurmët e fëmijëve të mi dhe të parëve të mi. Por, sado që shikoja përpara, në atë të ardhme gjithmonë e shihja Kosovën dhe Serbinë time. Nuk munda të heq dorë nga kjo dhe nuk do ta bëj kurrë. Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk mund të mendojë se do të sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar”, tha ai, raporton media serbe “Blic”.

Poll

MOS HUMB