Bota

Vuçiç në fjalimin e fundvitit: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President!

Vuçiç u shpreh se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Serbi.

F.I
Vuçiç në fjalimin e fundvitit: Ky mund të jetë
Aleksander Vuçiç

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç teksa mbante konferencën e fundit për vitin 2025, deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta edhe fjalimi i fundit vjetor në postin e presidentit të republikës.

Vuçiç u shpreh se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Serbi. Presidenti serb u përmendi edhe protestat e zhvilluara gjatë këtij viti në vend, ku sipas tij u bë përpjekje që të kishte viktima.

“Ky është sigurisht fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta fjalimi i fundit vjetor si president i republikës. Është shumë e mundur që të jetë e fundit. E  kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë. U organizuan më shumë se 25,000 tubime të paligjshme. Ata bllokuan trafikun dhe u përpoqën që të kishte viktima. Kjo është arsyeja pse them se ata donin të krijonin një Maidan, duke krijuar kaos. Zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë, duke luftuar për qytetarët e Serbisë, duke luftuar për popullin,"-tha ai.

Poll

MOS HUMB