Bota

Washington Post: Elon Musk e filloi karrierën e tij si emigrant i paligjshëm në SHBA

Sipas raportit, Musk - tani një mbështetës i vendosur i politikave anti-emigracion të Donald Trump - duket se ka punuar në mënyrë të parregullt në SHBA gjatë viteve të para të karrierës së tij.

k.m.
Washington Post: Elon Musk e filloi karrierën e tij si emigrant i
Elon Musk

SHBA- Elon Musk, një nga mbështetësit më të zjarrtë dhe më të fuqishëm të Donald Trump në garën e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti dhe kundërshtar i politikave të emigracionit, duket se e ka nisur karrierën e tij ilegalisht në SHBA. Kështu pretendon "Washington Post".

Sipas artikullit, Musk nga Afrika e Jugut ishte vendosur në Palo Alto, Kaliforni në 1995 për të studiuar në Universitetin Stanford.

Megjithatë, ai nuk e përfundoi regjistrimin në programin e studimit. Kjo për shkak se ai themeloi kompaninë e softuerit Zip2, të cilën e shiti në vitin 1999 për rreth 300 milionë dollarë. Në vitin 1996, kur kompania e tij siguroi 3 milionë dollarë financim, investitorët i dhanë 45 ditë për të marrë një leje pune në mënyrë që të shmangte dëbimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ligjet për vizat ishin më të "relaksuara" para vitit 2001, studentët e huaj në SHBA nuk lejoheshin të linin studimet për të punuar pa leje.

Një ekspert i cituar nga "WP" thekson se çdo punë në një start-up, qoftë edhe e papaguar, mund të konsiderohet e paligjshme nëse krijon të ardhura. Përveç kësaj, një avokat i specializuar në çështje të tilla tha se Musk mund të merrte një leje pune si student. Vetë Musk ka deklaruar në intervista të ndryshme se ishte në një “zonë gri” për sa i përket qëndrimit të tij të ligjshëm në vend. Përveç kësaj, vëllai i tij ka pranuar se të dy punonin ilegalisht në SHBA pasi nuk kishin dokumentet e nevojshme.

Sipas ish-bashkëpunëtorëve të Musk në Zip2, qëndrimi i tij në SHBA nuk do të ishte lejuar nëse ky fakt do të dilte në dritë.

Pas publikimit të artikullit, një reagim ka ardhur edhe nga Musk. Ai tha se ishte lejuar të punonte ligjërisht në SHBA gjatë asaj kohe kur ishte student.

"Unë kisha një vizë J-1 që u konvertua në një H1-B,"-shkroi ai në një postim në platformën e mediave sociale X./ZËRI

Poll

MOS HUMB