Aktualitet

Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve në Gjirokastër, groposen 20 pula

Sipas analizave, ato kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve.

I.F
Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një tjetër vatër e gripit të shpendëve është regjistruar në vend. Raportohet se në fshatin Valarë në Gjirokastër është zbuluar një tjetër vatër, ku 20 pula janë groposur nga Sektori Veterinar. Sipas analizave, ato kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve. Ishte një banore, Shefiko Graçi, e cila tha se shpendët kanë ngordhur brenda pak orësh, më pas mjeku veterinary Krenar Veliu e konfirmoi se pas marrjes së analizave ato ishin prekur nga virusi.

Po ashtu, më 10 janar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dha një deklaratë lidhur me situatën e gripit të shpendëve në vend. Minstria bëri me dije se ishin identifikuar 4 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare, në Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.

Po ashtu në njoftim thuhet se ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB