KOSOVË-Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit të partisë, teksa ka thënë se është diskutuar për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin. Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të kandidojë në një listë të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
"Me votim në këtë trup u dakordësuam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar proceset. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar. U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. S’ka zëra kundër, ka qenë atmosferë e jashtëzakonshme, e shkëlqyeshme. Gara është te një listë fituese për zgjedhjet. Vjosa Osmani mund të jetë edhe anëtare e LDK-së, edhe ju mund të anëtarësoheni në LDK. Bashkëpunimi ynë është një listë të përbashkët brenda LDK-së', -tha Abdixhiku.
Ndërkohë, ish-presidentja Vjosa Osmani sot ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së./ZËRI