
SHBA- Donald Trump është në prag për t'u futur sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi fitoi të paktën tre shtete kyçe në duelin e tij kundër Kamala Harris. Bazuar në parashikimet e CNN, Trump deri më tani ka siguruar 266 vota elektorale, përkundrejt 195 që ka mbledhur kundërshtarja e tij, Kamala Harris.
Për të fituar duhen 270 vota elektorale.
Sipas mediave kryesore amerikane, ish-presidenti republikan mbizotëron me vota në Alabama, Arkansas, Florida, Indiana, Kentucky, Luiziana, Missouri, Mississippi, Montana, North Dakota, Ohio, Oklahoma, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Utah, West Virginia, Wyoming, Kansas, Idaho, Iowa, Georgia dhe Pensilvania.
Kandidatja demokrate, nga ana e saj, ka më shumë vota në në Virxhinia, Hawai, Kaliforni, Oregon, Uashington, Kolorado, Connecticut, Delaëare, Illinois, Massachusetts, Maryland, Nju Xhersi, Nju Jork, Rhode Island, Vermont, Uashington DC, Nebraska.
Karolina e Veriut, Xhorxhia dhe Pensilvania janë ndër 7 shtetet vendimtare të këtyre zgjedhjeve. Dy shtetet e para i sigurojnë kandidatit republikan 16 vota elektorale secili, ndërsa i treti 19. Kandidati republikan kishte arritur të fitonte pa vështirësi Pensilvaninë në vitin 2016, por në vitin 2020 Joe Biden fitoi. Tendencat e hershme sugjerojnë se ai ka shanset në anën e tij për të fituar më shumë, megjithëse numërimi është drejt fundit. Mbetet gjithashtu të shihet nëse ai do të fitojë shumicën e votave popullore në nivel kombëtar, diçka që asnjë kandidat republikan nuk e ka arritur në 20 vjet.
Republikanët në Senat
Partia Republikane rifitoi shumicën në Senat, siç raportohet nga Associated Press, pasi fitoi vende në Ohajo dhe Virxhinian Perëndimore. Kështu, duke fituar një shumicë prej të paktën 51 prej 100 vendeve, republikanët fitojnë kontrollin e dhomës së lartë të Kongresit për herë të parë në katër vjet.
Amerika votoi! Tek Republikanët ka nisur festa. Deri tani Trump ka siguruar 266 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president. Kamala Harris ka marrë 219 vota elektorale. Pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar, Fox News ka projektuar se Trump fiton me 277 vota elektorale./ZËRI