Bota

Kërcënime për sulme terroriste në disa shtete amerikane, FBI: E kanë origjinën nga domenet ruse

FBI tha se nuk ka asnjë kërcënim në qendrat e votimit dhe se mijëra forca janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe ndjesinë.

I.F
Kërcënime për sulme terroriste në disa shtete amerikane,
Procesi i votimit

UASHINGTON- FBI thotë se kërcënimet me bomba në vendet e votimit në disa shtete duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike.

FBI përmes një deklarate tha se kanë marrë kërcënime me bombë në vendet e votimit në disa shtete, por ato e kanë origjinën nga burime ruse. FBI tha se nuk ka asnjë kërcënim në qendrat e votimit dhe se mijëra forca janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe ndjesinë.

“FBI është në dijeni të kërcënimeve me bomba në vendet e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike. Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Gjatë ditës së sotme janë rritur të gjitha masat e sigurisë në çdo shtet për shkak të zgjedhjeve që po mbahen. Për të parandaluar ngjarje kriminale janë angazhuar me mijëra forca ku po vëzhgpjnë terrenin. Ata gjithashtu janë urdhëruar të ndalojnë çdo person që duket ose bën sjellje të dyshimtë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB