Bota

Zgjedhjet në SHBA, Garda Kombëtare mobilizohet në 15 shtete

Personeli i Gardës Kombëtare është mobilizuar në shtetet e mëposhtme: Alabama, Arizona, Delaware, Hawaii, Illinois, Iowa, New Mexico, Karolina e Veriut, Oregon, Pensilvania, Tenesi, Teksas, Uashington, Wisconsin dhe Virxhinia Perëndimore.

I.F
Zgjedhjet në SHBA, Garda Kombëtare mobilizohet në 15 shtete
procesi i votimit

UASHINGTON- Mbi 250 pjesëtarë të gardës kombëtare janë mobilizuar për ditën e zgjedhjeve presidenciale. Rreth gjysma e trupave po ndihmojnë me misionet e sigurisë kibernetike. Personeli i Gardës Kombëtare është mobilizuar në shtetet e mëposhtme: Alabama, Arizona, Delaware, Hawaii, Illinois, Iowa, New Mexico, Karolina e Veriut, Oregon, Pensilvania, Tenesi, Teksas, Uashington, Wisconsin dhe Virxhinia Perëndimore.

Gjithashtu, FBI arrestoi një burrë të armatosur pranë Kapitolit. Në këtë ditë janë marrë masa të forta sigurie, ku mijëra forcë policie janë në terren. Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.

Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. /ZËRI

Poll

MOS HUMB