
SHBA- Ndërsa rezultati i zgjedhjeve amerikane pritet të finalizohet, me epërsinë tashmë të qartë të Donald Trump, Sarah McBride u bë personi i parë transgjinor që u zgjodh në Kongresin Amerikan. McBride nga shteti i Delaware ka premtuar se do të kërkojë mbështetje për pushime familjare me pagesë dhe të sëmurët. Por ndryshe nga sa pritej, ajo nuk u mbështet në identitetin e saj gjinor për të pretenduar fitoren, edhe pse është pjesë e komunitetit "LGBTQ".
View this post on Instagram
E sapozgjedhura ishte një aleate e afërt me Joe Biden dhe konsiderohet se ka ndihmuar në formimin e pikëpamjeve të tij për çështjet e njerëzve LGBTQ. Ajo është gjithashtu autore e librit autobiografik “Nesër do të jetë ndryshe ” – hyrja e të cilit është nënshkruar nga Biden. Në libër ajo përshkruan përvojat e saj si një aktiviste për të drejtat e personave transgjinorë si dhe historinë e saj personale, duke përfshirë takimin me bashkëshortin e saj Andrew Cray, të cilin e kishte takuar në vitin 2012. Cray, një burrë transgjinor dhe aktivist demokrat, vdiq në vitin 2014 nga kanceri, vetëm disa ditë pas martesës së tyre.
Fama e McBride kapi majat në vitin 2012 kur ajo doli si transgjinore në gazetën e Universitetit, një histori që bëri lajme. Në atë kohë, ajo shprehu shqetësimin se ëndrrat e saj për një karrierë politike ishin të papajtueshme me identitetin e saj gjinor. Megjithatë, zhvillimi i saj i shpejtë i hoqi frikërat: vetëm katër vjet më vonë, në 2016, ajo pati mundësinë të fliste në Konventën Kombëtare Demokratike. Tani ka një vend në Kongres.
Amerika votoi! Tek Republikanët ka nisur festa. Deri tani Trump ka siguruar 266 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president. Kamala Harris ka marrë 219 vota elektorale. Pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar, Fox News ka projektuar se Trump fiton me 277 vota elektorale./ZËRI