Bota

Zohran Mamdani betohet sot si kryebashkiaku i Nju Jorkut

Mamdani, 34 vjeç, është gjithashtu kryebashkiaku i parë me origjinë nga Azia Jugore dhe i lindur në Afrikë, si dhe kryebashkiaku më i ri në dekada.

l.k
Zohran Mamdani betohet sot si kryebashkiaku i Nju Jorkut
Zohran Mamdan

NJU JORK- Zohran Mamdani u betua më 1 janar si kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut, në një ceremoni private në stacionin historik të metrosë City Hall në Manhattan. Mamdani, 34 vjeç, është gjithashtu kryebashkiaku i parë me origjinë nga Azia Jugore dhe i lindur në Afrikë, si dhe kryebashkiaku më i ri në dekada.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ai ka premtuar politika për uljen e kostos së jetesës, përfshirë kujdes falas për fëmijët, transport publik falas dhe ngrirjen e qirasë për rreth një milion familje. Mamdani do të betohet përsëri në një ceremoni publike më vonë gjatë ditës.

Qyteti i Nju Jorkut po përballet me çmime të larta qiraje, sfida infrastrukturore dhe marrëdhënie të tensionuara politike, por krimi dhe papunësia kanë rënë në nivelet para-pandemike./ZËRI

Poll

MOS HUMB