Bota

Sulm në Austri, 1 i vrarë dhe 4 të plagosur, autori prangoset duke buzëqeshur

Një 42-vjeçar, i cili punon për një kompani shpërndarjeje ushqimi, e pa ngjarjen nga makina e tij.

F.m
Sulm në Austri, 1 i vrarë dhe 4 të plagosur, autori prangoset
Autori i sulmit

AUSTRI- Një shtetas irian i ka marrë jetën një 14-vjeçari dhe ka lënë të plagosur katër persona të tjerë në Austri. Ngjarje e rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Villach. Autori i sulmit u vu në pranga, por gjatë gjithë kohës buzëqeshte. Ai kishte përfituar një leje qëndrimi të ligjshme në Austri.

Një 42-vjeçar, i cili punon për një kompani shpërndarjeje ushqimi, e pa ngjarjen nga makina e tij.

Ai drejtoi makinën drejt të dyshuarit dhe ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës, tha zëdhënësi i policisë, Rainer Dionisio, për transmetuesin publik austriak ORF.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi.

Poll

MOS HUMB