Bota

Atentat në Selanik/ Në shënjestër zyrtar i lartë i burgjeve, plagosen dy persona

Sipas mediave greke se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, i drejtuar ndaj presidentit të Federatës së Oficerëve Korrektues, i cili banon në katin e sipërm të ndërtesës.

l.k
Atentat në Selanik/ Në shënjestër zyrtar i lartë i
foto nga vendi i ngjarjes

SELANIK- Një shpërthim i fuqishëm tronditi orët e para të mëngjesit të së shtunës qytetin e Selanikut, në Greqi, duke lënë të plagosur dy persona dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas mediave vendase, shpërthimi ndodhi në një pallat në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e Bashkisë Neapolis-Sykea. Dy personat u transportuan menjëherë në Spitalin “Ippokrateio” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, i drejtuar ndaj presidentit të Federatës së Oficerëve Korrektues, i cili banon në katin e sipërm të ndërtesës. Zyrtari i burgjeve aktualisht punon në burgun e Diavatës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që atentati të jetë një mesazh nga grupe të organizuara kriminale.

Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë vendosur një pajisje shpërthyese artizanale në boshtin e ashensorit, pikërisht nën apartamentin e zyrtarit. Ekspertët e bombave bëjnë me dije se ajo përmbante rreth 3 kilogramë material shpërthyes të tipit dinamit, duke e bërë shpërthimin të fuqishëm dhe të rrezikshëm.


Hetimet vijojnë intensivisht nga Skuadra Antiterrorizëm greke për të identifikuar autorët dhe motivet e këtij sulmi që ka ngritur në alarm autoritetet./ ZËRI/

Poll

MOS HUMB