
AUSTRALI- Shoqëria e Sydney është ende në gjendje shoku pas incidentit të përgjakshëm që ndodhi mesditën e së shtunës në qendrën e madhe tregtare Bondi Junction Westfield, kur një burrë 40-vjeçar goditi me thikë, dhjetëra persona duke lënë të vrarë disa prej tyre. Ndërsa mes të plagosurve ishte dhe një vajzë 9-muajshe. Më pas autori u vra nga një efektive policie.
Sipas përditësimit të fundit nga Policia dhe me hetimet në vazhdim, nuk ka asnjë provë që vërteton se sulmuesi, i cili kishte veshur një bluzë bejsbolli të gjelbër dhe pantallona të shkurtra jeshile, kishte motive terroriste apo ideologji radikale.
“Ky nuk është një incident terrorist. Jemi të bindur se nuk ka rrezik të vazhdueshëm”, tha zëdhënësja e Policisë.
“Nëse ai është personi që ne besojmë, me fjalë të tjera, nuk është një incident terrorist”, shtoi zëdhënësja.
Australia ka një nga ligjet më të rrepta për armët dhe thikat. Sulmet si ky i sotmi janë jashtëzakonisht të rralla në vend. Në nëntor 2018, një burrë i armatosur me thikë vrau një person dhe plagosi dy të tjerë në një rrugë të Melburnit përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Organizata Shteti Islamik mori përgjegjësinë për këtë krim./ZËRI