
ITALI- Transmetuesi publik RAI ka vendosur t'u japë ministrave dhe nënsekretarëve kohë transmetimi të pakufizuar në programet e tij kur i referohen çështjeve institucionale. Më 11 prill, gazetarët dhe drejtuesit e lajmeve në kanalet kryesore të RAI ndërprenë programet e lajmeve për të lexuar një deklaratë nga Unioni i Gazetarëve Rai (USIGrai) që shpjegonte politikën e re të RAI-t dhe e dënonte atë, duke e krahasuar RAI-n me "megafonin" e qeverisë.
Federatat Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ) së bashku me degën e tyre Federazione Nazionale Stampa Italiana (FNSI) e cilësojnë vendimin e fundit si një përpjekje të mëtejshme për të politizuar shërbimet e informacionit publik për qëllime propagandistike dhe kërkojnë që RAI të respektojë parimet themelore të gazetarisë.
“Shumica e qeverisë ka vendosur të transformojë RAI-n në megafonin e vet. Komisioni Mbikëqyrës i RAI-t miratoi një rregull që i lejon përfaqësuesit e qeverisë të "flasin në bisedime pa kufizime kohore dhe pa pyetje. Kjo nuk është ideja jonë për transmetimin publik. Puna e gazetarëve duhet të jetë qendrore, ku ata të bëjnë pyetje, madje edhe të pakëndshme, të verifikojnë atë që është thënë dhe të vënë në dukje mospërputhjet. Për këtë arsye të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të mobilizohemi për t'ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural."
COMUNICATO TG1
— Gianlink (@GianLink) April 12, 2024
(11/04/2024)
“La maggioranza di Governo ha deciso di trasformare la Rai nel proprio megafono”#Rai1 #Rai #usigrai #GovernoMeloni #ServizioPubblico #FreeSpeech #TG1 pic.twitter.com/MHrpelnt7p
Një rregull tjetër do të lejojë që Rai News të transmetojë mitingje politike në çdo kohë dhe të plotë, të shpallur vetëm me një hyrje të shkurtër dhe pa ndërmjetësim gazetaresk. Sipas gazetarëve, vendimi I fundit “ilustron edhe një herë përpjekjet e qeverisë italiane për të përdorur shërbimin publik për qëllime personale dhe propagandistike dhe në kundërshtim me shtyllat kryesore të punës së gazetarëve”./ZËRI