Bota

Sulm terrorist në autobus? Telefonata vë në lëvizje policinë belge, 3 në pranga

Një pasagjer dëgjoi 3 burra, që flisnin se do planifikonin sulm terrorist. Ai lajmëroi menjëherë autoritetet.

D.XH
Sulm terrorist në autobus? Telefonata vë në lëvizje
Policia belge

BELGJIKË - Policia belge arrestoi të enjten tre burra në një autobus që udhëtonte nga Lille për në Bruksel, pasi një pasagjer tha se dëgjoi njerëz, duke folur për planifikimin për të kryer një sulm terrorist, raportoi gazeta belge VRT.

“Pasagjeri që bëri thirrjen e urgjencës u mor menjëherë shumë seriozisht. Gjithçka tani po hetohet më tej”, tha An Berger nga policia federale, pa dhënë më shumë detaje për të dyshuarit.

Pasagjerët e tjerë u zbritën nga autobusi një nga një dhe u kontrolluan; gjithashtu kontrolle u bënë edhe tek bagazhet.

Brukseli ka qenë në gatishmëri të lartë që nga një sulm në tetor, në të cilin një agresor vrau dy tifozë të Suedisë, pranë qendrës së qytetit, në atë që politikanët e lartë belgë e dënuan si një sulm brutal terrorist. I dyshuari u qëllua nga policia e Brukselit të nesërmen.

Disa ditë më vonë, qeveria federale belge njoftoi masa të reja për të forcuar aparatin e sigurisë së vendit dhe për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar ndaj kërcënimeve të mundshme./The Times of Izrael - ZËRI/

Poll

MOS HUMB