Bota

10 ditë armëpushim mes Izraelit e Libanit: Irani 'mban fjalën', hap Ngushticën e Hormuzit

Megjithatë, anijet duhet të kalojnë nëpër një “rrugë të koordinuar” të shpallur nga autoritetet detare të Iranit, tha Araghchi.

zh.ll
10 ditë armëpushim mes Izraelit e Libanit: Irani 'mban
foto ilustruese

IRAN- Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur derisa të zgjasë armëpushimi Liban-Izrael.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit”, tha Ministri i Jashtëm Seyed Abbas Araghchi në një postim në rrjetet sociale.

Megjithatë, anijet duhet të kalojnë nëpër një “rrugë të koordinuar” të shpallur nga autoritetet detare të Iranit, tha Araghchi.

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 11% pas njoftimit.

Izraeli dhe Libani ranë dakord të enjten për një armëpushim 10-ditor duke filluar nga ora 17:00 sipas kohës lindore atë mbrëmje. Fushata ushtarake e Izraelit kundër grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani ka qenë një pikë ngërçi në negociatat midis SHBA-së dhe Iranit./ZËRI

Poll

MOS HUMB