Bota

100 ditë konflikt në Gaza/ Papa Francesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

Papa Francesku theksoi se uron që palët e përfshira në konflikte të kuptojnë se mënyra më e mirë është ulja e armëve dhe ardhja e paqes.

D.XH
100 ditë konflikt në Gaza/ Papa Francesku: Lufta është krim
Papa Francesku

VATIKAN - “Lufta në vetvete është një krim kundër njerëzimit. Njerëzit kanë nevojë për paqe. Bota ka nevojë për paqe.” Me këto fjalë, Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës të dielën, teksa i lutej Engjëllit me pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit. “Në fillim të vitit, ne shkëmbyem urimet për paqe, por armët kanë vazhduar të vrasin dhe shkatërrojnë”, shton ai. Papa Françesku u bëri thirrje të gjithëve që të luten për njerëzit që kanë pushtet mbi këto konflikte, në mënyrë që ata të kuptojnë se lufta nuk është mënyra për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet.

Lufta, shtoi ai, mbjell vdekje mes civilëve dhe shkatërron qytete dhe infrastruktura. Ai pohoi se lufta është në vetvete një krim kundër njerëzimit. “Ne duhet të edukojmë për paqen”, tha Papa Françesku. “Duket se ne nuk jemi ende - i gjithë njerëzimi - me një arsim të mjaftueshëm për të ndaluar çdo luftë. Le të lutemi gjithmonë: të edukojmë për paqen”, shtoi ai.

Lutje për viktimat e rrëshqitjes së dheut në Kolumbi

Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për lutje për viktimat e rrëshqitjes së dheut në Kolumbi, e cila vrau të paktën 34 persona. Shirat e dendur në Kolumbinë veriperëndimore shkaktuan një rrëshqitje balte të premten pasdite përgjatë autostradës që lidh qytetet Quidbo dhe Medellin. Nga ngjarja u plagosën dhjetëra shoferë.

Dita e 100 e luftës në Gaza

Apelet e Papës erdhën në të njëjtën ditë kur lufta Izrael-Hamas shënoi ditën e saj të 100-të. Militantët e Hamasit sulmuan kibuci dhe komunitete brenda Izraelit më 7 tetor, duke marrë peng 240 persona dhe duke vrarë rreth 1200 të tjerë. Izraeli i shpalli luftë Hamasit po atë ditë dhe nisi një ofensivë ushtarake në shkallë të plotë kundër grupit militant në Rripin e Gazës. Sipas departamentit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi në Gaza, rreth 23,000 njerëz janë vrarë në luftën që pasoi. Izraeli thotë se ka vrarë rreth 8,000 luftëtarë të Hamasit në enklavë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB