Bota

Administrata Trump presion Rumanisë që të heqë kufizimet ndaj Andrew dhe Tristan Tate

Ata i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

I.F
Administrata Trump presion Rumanisë që të heqë kufizimet
Andrew dhe Tristan Tate

SHBA- Administrata Trump po ushtron presion ndaj autoriteteve rumune që të heqin kufizimit që ndalojnë dy vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate jashtë shtetit. Dy vëllezërit Tate, të cilët janë shtetas të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, janë bërë të famshëm në mediat sociale për komentete e tyre mizogjeniste dhe në vitin 2022 u arrestuan, pasi akuzohen për trafikim njerëzor, sulm seksual, pastrim parash, si dhe për krijimin e një grupi krimi të organizuar. Ata i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Zyrtarët amerikanë fillimisht zhvilluan një bisedë telefonike me qeverinë rumune, dhe më pas i dërguari special i Trumpit Richard Grenell u takua me ministrin e jashtëm rumun në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas disa burimeve që folën për “Financial Times” në mënyrë anonime, Grenell kishte bërë një kërkesë për t'u kthyer pasaportat e vëllezërve dhe për t'i lejuar ata të udhëtonin ndërsa prisnin përfundimin e proceseve gjyqësore.

Ministri i Jashtëm rumun Emil Hurezeanu nuk pranoi të komentojë mbi bisedën e tij me Grenell. Zëdhënësi i tij tha se Hurezeanu e nisi takimin dhe se ata "e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë" pasi të dy kishin shërbyer si ambasadorë në Berlin gjatë presidencës së parë të Trump. Zëdhënësi nuk komentoi diskutimet e tyre specifike, por tha: “Gjykatat rumune janë të pavarura dhe funksionojnë në bazë të ligjit, ka një proces të rregullt”.

Grenell tha se ai nuk kishte zhvilluar asnjë bisedë me Hurezeanun, dhe mohoi se e njihte. Ai “më pa në korridor” në Mynih dhe “kërkoi një takim”, por nuk pati asnjë takim tjetër pasues, tha Grenell.

"Unë i mbështes vëllezërit Tate, siç duket nga tëeet-et e mia të disponueshme publikisht",- shtoi ai.

Këtë muaj Grenell shkroi në X se Rumania ishte "shembulli më i fundit" se si fondet nga Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ishin "përdorur nga njerëz dhe politikanëve që nuk ishin zgjuar". Administrata Trump ka ulur pagesat e USAID-it dhe ka tentuar të shkarkojë shumë nga stafi i saj.

Tristan Tate u ka bërë thirrje mbështetësve të zbulojnë "nëse ndonjë punonjës i USAID shkoi në Rumani për të financuar ndonjë hetim të veçantë të bazës së Laëfare", gjë që nënkuptonte çështjen ndaj tij dhe vëllait të tij. Vëllezërit Tate kanë miliona ndjekës në internet në "manosferë" (manosfera quhen platforma në internet që synojnë të rinjtë që promovojnë epërsinë mashkullore dhe refuzojnë feminizmin), të cilat luajtën një rol në rizgjedhjen e Trump. Tucker Carlson, një aleat i Trump dhe ish-moderator i Fox-it, ka kryer intervista me të dy vëllezërit, duke u bërë thirrje shikuesve që të "ndjekin udhëzimet e tyre".

Tristan Tate u mburr në X në nëntor për rolin e vëllezërve në zgjedhjet amerikane, duke pretenduar se "miliona të rinj në Evropë dhe SHBA kanë një qasje të shëndetshme të djathtë ndaj politikës që NUK do ta kishin nëse Andrew Tate nuk do të ishte shfaqur kurrë në ekranet e telefonit të tyre". Mbretëria e Bashkuar po kërkon gjithashtu ekstradimin e vëllezërve pasi policia në Bedfordshire mori një urdhër arresti si pjesë e një hetimi mbi akuzat për përdhunim dhe trafikim njerëzor. Një gjykatë rumune vendosi vitin e kaluar se ata mund të ekstradohen pasi të ketë një vendim përfundimtar në çështjen e tyre në Rumani.

Një padi e veçantë civile u ngrit javën e kaluar nga një grua në Florida, e cila pretendonte se vëllezërit e detyruan atë të merrte punë seksuale pasi e joshën në Rumani, ajo dëshmoi kundër tyre në Bukuresht. Dyshja kanë siguruar së fundmi një fitore ligjore në Rumani, pasi një gjykatë apeli ia ktheu çështjen e tyre prokurorëve.

"Vëllezërit Tate mbeten plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ekipin e tyre ligjor për të eksploruar çdo rrugë ligjore në dispozicion brenda kornizës së sistemit gjyqësor të Rumanisë",-thanë vëllezërit në një deklaratë me shkrim.

“Fokusi i tyre i vetëm është të sigurojnë që procesi i duhur të ndiqet dhe që pafajësia e tyre të vërtetohet në një gjykatë”.

Ata janë liruar edhe nga arresti shtëpiak, por nuk lejohen të largohen nga vendi./ZËRI

Poll

MOS HUMB