Bota

Aksident tragjik në Gjermani, përmbyset autobusi me udhëtarë

Një autobus që transportonte udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. 

k.m.
Aksident tragjik në Gjermani, përmbyset autobusi me udhëtarë
Pamje nga aksidenti

GJERMANI- Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë kryesore pranë Lajpcigut në Gjermaninë lindore. Sipas BBC, një autobus që transportonte udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. 

Mjeti "FlixBus" ishte nisur nga Berlini me dy shoferë dhe 53 pasagjerë dhe ishte rrugës për në Nuremberg. FlixBus drejton një rrjet të shërbimeve të autobusëve në distanca të gjata në Evropë dhe më gjerë.

"Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit,"-tha kompania në një deklaratë për mediat.

Ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e incidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB