Bota

Aksidenti që përloti rrjetin! Elefanti i vogël përplaset nga kamioni, e ëma nuk lëviz nga vendngjarja (VIDEO PREKËSE)

Skena ishte shokuese edhe për 28-vjeçarin që drejtonte kamionin, i cili u shoqërua duke qarë nga policia.

F.m
Aksidenti që përloti rrjetin! Elefanti i vogël përplaset nga
Elefanti

MALAJZI- Një aksident i ndodhur në një nga autostradat në Malajzi ka emocionuar të gjithë botën dhe është kthyer në videon më të shpërndarë në rrjetet sociale. Një elefant 5-vjeçar u përplas nga një kamion rreth orës 02:50 të mëngjesit të 12 majit, në momentin që po kalonte rrugën bashkë me të ëmën në autostradën që të çon nga Gerik në Jeli.

Skena ishte shokuese edhe për 28-vjeçarin që drejtonte kamionin, i cili u shoqërua duke qarë nga policia. Në vendngjarje mbeti vetëm nëna elefant që përpiqte të shtynte kamionin për të nxjerrë nga aty të voglin e saj. Por, për fat të keq, elefanti i vogël kishte ngordhur.

Kamerat e kanë filmuar nënën elefant edhe ditën pasi ishte pastruar vendngjarja, teksa kalonte në të njëjtën rrugë e kërkonte të birin.

Dy ditë më vonë, policia ka liruar shoferin e kamionit, pasi hetimet zbuluan se i riu po udhëtonte brenda normave.

Shefi i policisë së Gerikut, Zulkifli Mahmood, tha se nuk gjetën neglizhencë nga ana e shoferit bazuar në hetimet e tyre paraprake. Ai zbuloi se zona ishte me mjegull në kohën e aksidentit, i cili ndodhi në orën 02:50 të mëngjesit. Ai gjithashtu vuri në dukje se rrugës i mungonte ndriçimi rrugor.

Poll

MOS HUMB