Bota

Aksion anti-mafia në Brazil, sekuestrohen mbi 50 milionë euro pasuri

Operacioni çoi në arrestimin e biznesmenit sicilian Giuseppe Bruno, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në pastrim parash.

k.m.
Aksion anti-mafia në Brazil, sekuestrohen mbi 50 milionë euro pasuri
Foto ilustruese

BRAZIL- Policia italiane njoftoi të martën se kishte kryer një operacion në shkallë të gjerë në Brazil për të goditur një prej anëtarëve të klanit "Cosa Nostra". Gjatë aksionit u sekuestruan asete me vlerë rreth 50 milionë euro, ndërsa në pranga përfundoi Guiseppe Bruno, i cili akuzohet për disa vepra penale.

Në Itali, ndaj tij janë ngritur disa akuza për zhvatje, pastrim parash dhe bashkëpunim me një organizatë mafioze.

12 kompani në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimi dhe hotelerie u sekuestruan në Brazil, ndërsa kontrolle u ushtruan në Itali dhe në Zvicër. Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësi Penale (Eurojust), e cila koordinoi bashkëpunimin ndërkufitar, tha se autoritetet zvicerane kishin kontribuar gjithashtu në hetimin, i cili është zhvilluar përgjatë 2 viteve të fundit.

Sipas përllogaritjeve të Policisë italiane, grupi kriminal operon gjithashtu edhe në Hong Kong, Singapor dhe në qendrat kryesore financiare të Azisë. Për rreth një dekadë, duke përdorur kompani të ndryshme, janë pastruar para për llogari të 'Cosa Nostra'./ZËRI

Poll

MOS HUMB