Bota

Akuzohet për spiunazh, gjykata ruse lë në burg gazetaren e REL

Avokati i Kurmashevës kërkoi masa tjera kufizuese për klienten e tij, në vend të mbajtjes në paraburgim. kërkesë që u hodh poshtë.

E.K
Akuzohet për spiunazh, gjykata ruse lë në burg gazetaren e REL
Alsu Kurmasheva

RUSI- Gjykata Supreme e Republikës ruse të Tatarstanit ka hedhur poshtë këtë të martë ankesën e gazetares së Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva, kundër paraburgimit. Ajo akuzohet për spounazh, akuza të cilat i mohon.

Seanca dëgjimore u mbajt më 31 tetor me dyer të mbyllura, ndërsa Kurmasheva mori pjesë përmes një video-lidhjeje nga një qendër e paraburgimit në kryeqytetin e Tatarstanit, Kazan. Avokati i Kurmashevës kërkoi masa tjera kufizuese për klienten e tij, në vend të mbajtjes në paraburgim. kërkesë që u hodh poshtë.

Para një jave, Gjykata e Qarkut e Kazanit mori vendim për ta futur në paraburgim Kurmashevën së paku deri më 5 dhjetor, raporton REL. Kurmasheva punon në selinë qendrore të REL-it në Pragë të Republikës Çeke në Shërbimin Tatar-Bashkir. Ajo ka dyshtetësi, amerikane dhe ruse. Ajo kishte udhëtuar për në Rusi në maj për shkak të një emergjence familjare.

Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dy pasaportat. Prej atëherë, ajo mbahet në Rusi nën akuzën e spiunazhit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB