Bota

Akuzoi Biden dhe djalin e tij për korrupsion, ish-agjenti i FBI-së: Jam kontaktuar nga agjentët rusë

Vetë ish-informatori i FBI-së rrëfeu se kishte kontakte "të gjera dhe jashtëzakonisht të ngushta" me agjentët 007 në Moskë.

f.t
Akuzoi Biden dhe djalin e tij për korrupsion, ish-agjenti i FBI-së:
Joe Biden dhe Hunter Biden

SHBA- Një ish-informator i FBI-së i akuzuar për krijimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshinte Joe Biden , djalin e tij Hunter dhe një kompani ukrainase energjetike kishte kontakte me zyrtarë të lidhur me inteligjencën ruse, shkruan The Guardian.

Prokurorët zbuluan kontaktin e supozuar teksa i kërkuan nga gjyqtari që ta mbante Aleksandër Smirnovin pas hekurave ndërsa ai pret gjykimin. Smirnovin akuzohet se ka raportuar në mënyrë të rreme në FBI në qershor 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë ukrainase të energjisë 'Burisma' i kanë paguar Hunterit dhe presidentit 5 milionë dollarë secilit në 2015 ose 2016. Pretendimi ka qenë qëndror për hetimin e shkarkimit të republikanëve në Kongres.

Smirnov në fakt kishte vetëm marrëdhënie biznesi rutinë me kompaninë duke filluar nga viti 2017 dhe i bëri akuzat për ryshfet pasi ai "shprehte paragjykim" kundër Joe Biden ndërsa ishte kandidat presidencial, thanë prokurorët në dokumentet e gjykatës. Vetë ish-informatori i FBI-së rrëfeu se kishte kontakte "të gjera dhe jashtëzakonisht të ngushta" me agjentët 007 në Moskë. Jo vetëm kaq, por këta ishin njerëz që ai pretendonte se ishin oficerë të nivelit të lartë ose komandonin vrasës rusë jashtë vendit.

Zbulimi është i rëndësishëm jo vetëm sepse avokatët e djalit të presidentit po e përdorin tashmë atë për të kundërshtuar aktakuzën e tij, por edhe sepse konfirmon vullnetin politik të Kremlinit për të ndërhyrë në procesin demokratik amerikan, duke diskredituar një drejtues të Shtëpisë së Bardhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB