Bota

Akuzoi Izraelin për ‘genocid’, NY Times shkarkon gazetaren

Jazmine Hughes, një shkrimtare e stafit për New York Times Magazine, u largua të premten.

k.m.

 

Akuzoi Izraelin për ‘genocid’, NY Times shkarkon gazetaren
Jazmine Hughes

 

SHBA- Një gazetare e New York Times është "dorëhequr" pasi shkroi një letër që akuzonte Izraelin për gjenocid kundër popullit palestinez. E po ashtu, edhe denonconte mbulimin e gazetës së saj për luftën e vendit kundër Hamasit. Sipas "New York Post", Jazmine Hughes, një shkrimtare e stafit për New York Times Magazine, u largua të premten. Ajo u largua dje nga puna, sipas komunikimeve email që ishin shpërndarë në rrjetet amerikane.

"Unë respektoj faktin se ajo ka bindje të forta, kjo ishte një shkelje e qartë e politikës së 'The Times'. Kjo politikë, të cilën unë e mbështes plotësisht, është një pjesë e rëndësishme e angazhimit tonë për pavarësi. Ajo dhe unë diskutuam se dëshira e saj për të mbajtur këtë lloj pozicioni publik dhe për t'u bashkuar në protesta publike nuk përputhet me të qenit gazetare në The Times, dhe të dy arritëm në përfundimin se ajo duhet të jepte dorëheqjen,"- tha redaktori i revistës Jake Silverstein.

Hughes fajësonte hapur Izraelin për vdekjen e njerëzve të tyre në një sulm terrorist të 7 tetorit nga Hamasi. Ndërkohë, New York Times ka zgjedhur Soliman Hijjy për të mbuluar konfliktin Izrael-Hamas, pavarësisht historisë së tij të postimeve në mediat sociale që lavdërojnë Adolf Hitlerin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB