
BERLIN- Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic-Ramadan përpiqet të puthë homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock. E si pasojë reagimet në rrjet kanë "shpërthyer". Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ministri i Jashtëm kroat, përpiqet me sa duket të puthë ministren e Jashtme gjermane, gjest që mediat e kanë raportuar si një "moment të turpshmëm".

Kjo edhe për shkakun se sikleti i Baerbock dallohet qartë në momentin që ajo përpiqet t'i ikë puthjes. Gazeta "Jutarnji List" shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë. Por vetë Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat se e kishte vendosur në siklet homologen e tij gjermane.
"Doja ta përshëndesja në një mënyrë njerëzore,"-tha ai.
Megjithatë, veç tij, askush tjetër nuk mendon kështu. E po ashtu, edhe Baerbock ende nuk e ka komentuar incidentin./Zëri.ai