Bota

Gallant thirrje palestinezëve: Gjeni dhe eliminoni liderin e Hamasit

Po Gallant lëshoi një kërcënim të hapur ndaj liderit të grupimit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah, duke thënë se ky i fundit duhet të ketë kujdes.

k.m.
Gallant thirrje palestinezëve: Gjeni dhe eliminoni liderin e Hamasit
Yahya Sinwar

IZRAEL- Forcat izraelite kanë premtuar se do të gjejnë liderin terrorist të Hamasit, Yahya Sinwar dhe do ta vrasin atë. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant në një konferencë mbi zhvillimet në Operacionin Shpatat e Hekurt listoi edhe objektivat e luftës.  Por, po ashtu, ai u ka bërë thirrje palestinezëve, që të gjejnë dhe ta eliminojnë ata vetë Sinwarin për t'i dhënë fund më shpejt luftës.

"Deri në fund të luftës, nuk do të ketë Hamas në Gaza. Nuk do të ketë asnjë kërcënim për civilët izraelitë nga Rripi i Gazës,"-tha ministri i Mbrojtjes.

Po Gallant lëshoi një kërcënim të hapur ndaj liderit të grupimit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah, duke thënë se ky i fundit duhet të ketë kujdes.

“Yahya Sinwar e vulosi fatin e Hamasit, me sulmin që ndërmori ndaj Izraelit, siç vulosi fatin e Gazës. Nëse Nasrallah e bën të njëjtin gabim, ai do të vulosë fatin e gjithë Libanit. Qëllimi i armiqve tanë është shkatërrimi i shtetit të Izraelit. Unë ju them juve dhe u them atyre - armiqtë tanë do të dështojnë. Ata do të mposhten. Ne nuk do të dorëzohemi derisa të arrijmë qëllimet tona, të cilat përfshijnë eliminimin e Hamasit, kthimin e pengjeve tona dhe sigurimin e sigurisë për ne.”

Gjatë fundjavës, IDF dhe Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) vranë komandantin e Batalionit Sabra Tel al-Haëa të Hamasit, Mustafa Dalul. Që nga fillimi i luftës, Dalul mori një pjesë në menaxhimin e luftimeve kundër trupave IDF në Rripin e Gazës.

Izraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë në sulmion e 7 tetorit, ndërsa në Gaza kanë humbur jetën më shumë se 9,400 persona./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB