
FRANCË-Një pjesë e aeroportit “Orly” në Paris u evakuua ditën e sotme pas një alarmi për bombë. Menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë personave ndërsa pas disa orësh është njoftuar se situata është normalizuar dhe se alarmi ka qenë i rremë.
“Një person tefelonoi policinë rreth orës 18:00 thënë se kishte vendosur një bombë në tualetet në aeroport”, tha një burim policor.
Terminalet 2 dhe 3 janë boshatisur kryesisht për të lejuar policinë, veçanërisht shërbimet e specializuara, si brigadat e qenve, të inspektojnë ambientet. Në mbrëmje, situata ishte normalizuar plotësisht. Mbrëmjen e së mërkurës, një aeroplan i Transavia-s që nisej nga Paris-Orly për në Montpellier u ndalua për disa orë pas një alarmi të rremë për bombë. Fluturimi përfundoi duke u anuluar./ZËRI