Bota

Alarmohet Belgjika, një person i armatosur hyri në tramvaj?

Pasagjerët e tramvajit, të alarmuar, kanë deklaruar se kanë parë një person të dyshimtë në mjet, që mund të ishte i armatosur.

D.XH
Alarmohet Belgjika, një person i armatosur hyri në tramvaj?
Policia e Belgjikës

BRUKSEL – Këtë të enjte, pasagjerët e linjës STIB 7 në Bruksel deklaruan se një person që mund të ishte i armatosur kishte hyrë në tramvaj. I dyshuari po i shmanget policisë, e cila është vënë në kërkim të tij.

Policia po kryen kërkime në lagjen Schaerbeek. Dëshmitarët okularë raportojnë se njeriu, që dyshohet se është i armatosur, po shkonte në drejtim të zonës së njohur si “Rogier”. I dyshuari kishte të veshur një xhaketë të gjelbër dhe një kapuç.

“Disa pasagjerë kanë parë një person të armatosur, në tramvajin numër 7, rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm”, tha një zëdhënës i policisë belge. "Kjo ndodhi në stacionin e metrosë. Ne njoftuam menjëherë policinë, që mbërriti në vendngjarje. Por ndërkohë, burri kishte zbritur tashmë", thanë dëshmitarët.

I dyshuari thuhet se zbriti në stacionin e tramvajit Diamant. Si pasojë e incidentit, tramvaji ka shkuar në stacion gjysmë ore me vonesë. Dy dëshmitarë janë marrë në pyetje dhe policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë.

Ky nuk është incidenti i parë që shqetëson Belgjikën. Një sulm terrorist gjatë së hënës, la të vdekur 2 tifozë futbolli. Edhe një tramvaj tjetër është goditur me gurë, duke shkatërruar plotësisht një nga xhamat anësore të mjetit.

Në Belgjikë dhe në vende të tjera të Europës, është rritur rreziku për sulme terroriste./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB