Bota

Alarmohet Jeruzalemi, Hamasi lëshon raketa në Izrael

6 reketa janë hedhur në Jeruzalem nga ana e militantëve palestinezë. Fatmirësisht nuk kanë vrarë apo lënduar asnjë person.

D.XH
Alarmohet Jeruzalemi, Hamasi lëshon raketa në Izrael
Jeruzalemi

IZRAEL – Ushtria izraelite njoftoi se 3 shpërthime janë dëgjuar në qytetin e Jeruzalemit gjatë ditës së sotme, teksa në qytet janë ndezur sirenat e luftës. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Ezzedine al-Qassam, thanë se kanë gjuajtur raketa drejt Jeruzalemit, si një përgjigje ndaj masakrave sioniste të civilëve.

Mjekët e ndihmës mjekësore nxituan në vendngjarje, pasi u ngrit alarmi në Jerusalem. Bluzat e bardha thanë se deri tani nuk ka persona të lënduar. Ushtria izraelite tha për AFP se ka pasur 6 sulme me raketa drejt tokës izraelite.

Tre raketa janë lëshuar në zona shumë të populluara. Ofensiva e Izraelit në Gaza vazhdoi të premten, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për vetëpërmbajtje. Lufta filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor dhe vrau rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ushtria izraelite nisi një fushatë masive hakmarrëse që ka shëndërruar pjesën më të madhe të territorit në gërmadha. Ushtria e Izraelit ka vrarë më shumë se 18,700 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë. Militantët e Gazës kanë gjuajtur mijëra raketa drejt Izraelit gjatë gjithë luftës, shumica dërrmuese e të cilave janë kapur nga mbrojtja ajrore, sipas ushtrisë izraelite./ZËRI/

Poll

MOS HUMB