Bota

Alarmohet shefi i spiunazhit rus: Franca po përgatit 2.000 ushtarë për t’i dërguar në Ukrainë

Sipas shefit të inteligjencës së jashtme ruse, ushtria franceze i frikësohet faktit se një njësi kaq e madhe ushtarake nuk mund të transferohet dhe të vendoset në Ukrainë pa u vënë re.

a.l
Alarmohet shefi i spiunazhit rus: Franca po përgatit 2.000 ushtarë
Ushtarët

RUSI- Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergej Naryshkin pretendon se Rusia ka informacione se Franca tashmë po përgatit një kontigjent ushtarak për ta dërguar në Ukrainë, shkruan media ruse Tass.

"Udhëheqja aktuale e vendit (Francë - TASS) nuk kujdeset për vdekjet e francezëve të zakonshëm apo për shqetësimet e gjeneralëve. Sipas informacioneve që vijnë në SVR ruse, një kontigjent që do të dërgohet në Ukrainë tashmë është duke u përgatitur. Fillimisht, ai do të përfshijë rreth 2000 trupa," tha ai.

Sipas shefit të inteligjencës së jashtme ruse, ushtria franceze i frikësohet faktit se një njësi kaq e madhe ushtarake nuk mund të transferohet dhe të vendoset në Ukrainë pa u vënë re.

"Kështu do të bëhet një objektiv legjitim prioritar për sulmet nga forcat e armatosura ruse. Kjo do të thotë se do të pësojë fatin e të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në botën ruse me shpatë," theksoi ai.

Pas një konference për Ukrainën në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore perëndimore në zonën e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Ai u zotua gjithashtu se shtetet perëndimore do të bëjnë atë që është e nevojshme për të parandaluar fitoren e Rusisë në këtë konflikt./ZËRI

Poll

MOS HUMB