
Abruzzo
ITALI- Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një ortek në malin Sirente, në Abruzzo, Itali. Ai ishte pjesë e një grupi alpinistësh. Bashkë me 45-vjeçarin ishin edhe katër persona të tjerë, të cilët i kanë shpëtuar goditjes nga orteku.
Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Familjarët pritet që të shkojnë të tërheqin trupin e të ndjerit. Nga ana tjetër, autoritetet kanë nisur hetimt për masat e marra në lidhje me mbikëqyrjen e alpinistëve.
Poll