Bota

Amerikani kapet pas 32 vitesh në arrati

Ai ka jetuar në arrati prej 32 vitesh dhe tashmë pritet të dënohet

D.XH
Amerikani kapet pas 32 vitesh në arrati
Burri i denuar

Një burrë nga Luiziana, që u arratis nga gjyqi më 1991 për tentativë vrasje, është arrestuar më shumë se tre dekada pasi autoritetet e gjetën të fshehur në Meksikë.

Greg Lauson, 63 vjeç, u kthye në Shtetet e Bashkuara të enjten pasi u gjet në Meksikë, tha FBI. Lauson akuzohej se kishte qëlluar një person në një famulli që në vitin e largët. Ai iku nga gjykata, kur juria po hynte në sallë.

FBI ka postuar pamjet nga shoqërimi drejt burgut amerikan të të kërkuarit. Autoritetet e vënë në pranga, ndërsa shihet se burri ka ndryshuar plotësisht në pamje, pasi patjetër që vitet kanë bërë të veten.

Rasti është raportuar nga shumë media botërore, pasi kohëqëndrimi në arrati i të kërkuarit ka qenë vërtetë shumë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB