Bota

Operacioni në Banjskë, sekuestrohen kamerat pranë manastirit

Para mediave të Kosovës, Abazi është shprehur se aksioni për lokalizimin e shtëpive dhe të automjeteve ende po vazhdon.

k.m.
Operacioni në Banjskë, sekuestrohen kamerat pranë manastirit
Pamje nga Kosova

PRISHTINË- Prokurori special i Kosovës, Naim Abazi ka njoftuar se është gjetur edhe një makinë me armatime në Zveçan si dhe po punohet për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar lidhur me sulmin e djeshëm. Para mediave të Kosovës, Abazi është shprehur se aksioni për lokalizimin e shtëpive dhe të automjeteve ende po vazhdon.

“Jemi ende duke punuar për identifikimin e personave të tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal,”- ka thënë Abazi, i cili po ashtu bëri me dije se gjatë ditës së sotme janë sekuestruar edhe disa kamera pranë manastirit të Banjskës.

Çfarë ndodhi dje në Kosovë?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm kriminal në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.

Kosova e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare në nderim të efektivit Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës, ndërkohë që situata në veri të paktën mëngjesin e sotëm është paraqitur e qetë, me Manastirin e Banjskës që është nën kontroll nga policia e Kosovës, në të cilin u gjetën sasi të mëdha armësh dhe municioni. Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB