Bota

Ana Brnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë

Ana Brnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend, shkruajnë mediat serbe. 

a.l
 
Ana Brnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë
Ana Brnabiç

SERBI- Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Brnabiç është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë. Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pro, ndërsa 5 ishin kundër emërimit të saj.

Brnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend, shkruajnë mediat serbe. 

Propozimi që Brnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve. Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Brnabiçit në krye të Kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB