Opinione

A po e ndërpret Turqia rrugën për anëtarësim në BE?

Erdogan këmbëngul se Bashkimi Europian vazhdon 'ta mbajë larg' Turqinë, duke e akuzuar se ka bërë hapa të pakta për integrim

D.XH

 

A po e ndërpret Turqia rrugën për anëtarësim në
Erdogan dhe BE

BRUKSEL - Tensionet mes palëve ndizen sërish pasi Erdogan sinjalizon ndarjen me bllokun pas një raporti të ashpër të Parlamentit Evropian. Vërejtjet e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kanë ngritur pyetjen e kahershme se Turqia mund të ndërpresë lidhjet me Bashkimin Evropian.

Duke folur të shtunën në vazhdën e një rezolute të miratuar nga Parlamenti Evropian (PE) më 13 shtator, Erdogan tha se ai mund të shkëputet nga një bllok, ku Ankaraja ka shpresuar për vite të tëra të bashkohet, por hapat konkretë kanë qenë të paktë dhe të largët, gjithashtu edhe pranimi. Bisedimet në fakt janë ngrirë.

Rezoluta e PE miratoi një raport të botuar nga Komisioni Evropian vitin e kaluar dhe thoshte se procesi i pranimit të Turqisë në BE "nuk mund të rifillojë" pa një "ndryshim drastik të kursit" nga Ankaraja.

Erdogan u përgjigj duke akuzuar bllokun se "po bën përpjekje për të shkëputur lidhjet me Turqinë", duke shtuar: Ne do të bëjmë vlerësimet tona kundër këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme, mund të ndajmë rrugët me BE.

Rezoluta bëri gjithashtu disa kritika ndaj Turqisë, duke përfshirë zgjedhjet e mbajtura në maj, çështjet e të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Sinan Ulgen, një bashkëpunëtor i lartë në institutin e mendimit Carnegie Europe me qendër në Bruksel tha se nuk mendon se Turqia do të tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga procesi, pavarësisht nga komentet e Erdoganit.

"Unë nuk mendoj se kjo është politikisht realiste ose [do të] ndiqet nga Ankaraja," tha ai.

Një përfundim zyrtar i bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE nuk është në interesin më të mirë të asnjërës palë, ra dakord Mensur Akgun, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kultur të Stambollit.

“Ankaraja dhe BE-ja, pa e ndërprerë procesin e anëtarësimit dhe duke e shkëputur Turqinë nga Evropa, duhet të krijojnë një platformë partneriteti të barabartë për rrugën që i pret përpara”, tha Akgun.

“Kjo platformë partneriteti duhet të jetë në gjendje të mbrojë interesat ekonomike dhe të sigurisë të palëve dhe të inkurajojë Turqinë drejt demokratizimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut,”- shtoi ai.

Ulgen sheh një marrëdhënie më të ftohtë për Turqinë dhe BE-në.

"Opsioni realist për palët është të gjejnë një mënyrë alternative për të bashkëpunuar pa përfunduar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit, të cilat ka të ngjarë të qëndrojnë të ngrira në klimën aktuale politike,"-tha ai./Zëri.ai

Marrë nga Al Jazeera

Poll

MOS HUMB