Bota

Anulohen sërish garat e notit në Senë, shkak cilësia e ujit

Gara e notit ishte planifikuar për të hënën.

I.F
Anulohen sërish garat e notit në Senë, shkak cilësia e ujit
Lumi Senë

PARIS- Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë anuluar praktikën e sotme të notit pasi shiu i madh i fundit ndikoi në nivelet e cilësisë së ujit në lumin Sena. Vendimi u mor të shtunën pasi testet treguan se cilësia e ujit nuk përmbushte kufirin e kërkuar pas shiut në 31 korrik dhe 1 gusht.

Gara e notit ishte planifikuar për të hënën.

“Ne presim që kushtet të përmirësohen në orët e ardhshme, në një nivel ku mund të bëhet gara e notit e planifikuar për nesër. Nisur nga këto rrethana, ne kemi vendosur të anulojmë notin sot për të shmangur lëndimin e sportistëve,”- thuhet në një deklaratë të organizatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që pezullohet noti në lumin Sena.

Pavarësisht investimit rreth 1.4 miliardë dollarëve në përgatitjen e Senës për Lojërat Olimpike, kryesisht për të parandaluar rrjedhjet e ujërave të zeza në lumë, cilësia e ujit ulet kur bie shi dhe nuk është e rekomandueshme të mbahen zhytjet.
Politikanët janë zotuar të pastrojnë Senën për dekada, por noti në lumë është ndaluar për më shumë se një shekull./ZËRI

Poll

MOS HUMB