
UASHINGTON- Zbulohet biseda që kanë zhvilluar agjentët e FBI-së, pas atentatit ndaj Donald Trump gjatë fjalimit të tij të 13 korrikut. Sipas një raporti ekskluziv të “Washington Post”, shërbimet sekrete ishin në dijeni të atentatorit të Donald Trump, por humbën gjurmët e tij. Padyshim, metoda amatore për të monitoruar dhe ruajtur Trump, çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle, e cila gjithashtu pranoi dështimin në operacion.
Bazuar në raportin e “Washington Post”, ndër regjistrimet mes oficerëve të FBI-së dëgjohet dialogu i mëposhtëm:
"Ne kemi informacione për një mashkull të ri të bardhë me flokë të gjatë që përgjon rreth ndërtesës", raporton një snajper i Autoritetit në orën 17:42.
"Po shkon drejt skenës, por e kemi humbur nga sytë”, raporton një tjetër.
Shërbimi Sekret tha se nuk ishte në dijeni të bisedës. Siç thotë protokolli, kjo përgjegjësi i takonte Agjencisë Federale.
Washington Post thotë se ka më shumë se shtatë orë transkriptime të komunikimeve të koduara nga policia lokale dhe ka intervistuar disa zyrtarë, disa prej të cilëve folën në kushte anonimiteti për shkak të hetimit në vazhdim. Sipas oficerëve të përfshirë në operacion, policia humbi gjurmët e Crooks për të paktën 20 minuta pasi ai u pa për herë të parë. Në momentin që ai u pa sërish teksa po shkonte drejt zonës, ishte tepër vonë...
Hetimi i Washington Post doli gjithashtu në përfundimin se komunikimi midis Shërbimit Sekret dhe policisë lokale ishte i shkëputur dhe kjo shpjegon pse agjentët e Shërbimit Sekret më të afërt me Trump u befasuan kur dëgjuan të shtënat. /ZËRI/