Bota

Armëpushimi Izrael-Hamas, Shtëpia e Bardhë konfirmon nisjen e negociatave

Leavitt shprehet se Izraeli ishte “në dijeni” për bisedimet.

I.F
Armëpushimi Izrael-Hamas, Shtëpia e Bardhë konfirmon nisjen e
Hamas

SHBA- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt konfirmoi sot se kanë nisur negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe grupit palestinez Hamas mbi lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Leavitt shprehet se Izraeli ishte “në dijeni” për bisedimet.

E pyetur për negociatat, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se i dërguari special i Presidentit Trump për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, “është i autorizuar të flasë me këdo”. Duke vënë në dukje se qeveria izraelite ishte “konsultuar”, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Boehler veproi “në mirëbesim” në interes të popullit amerikan.

Ky lajm vjen pas ngërçit që Izraeli dhe Hamasi patën javën e kaluar në përfundim të fazës së parë të armëpushimit të ndërmjetësuar në Doha nga SHBA, Egjipti dhe Katari./ZËRI

Poll

MOS HUMB