Bota

Arrestohen 70 palestinezë, Cameron: Ekstremistët nuk do lejohen të hyjnë në MB

Izraeli ka thënë se ka arrestuar 70 militantë të Hamasit, ndërsa autoritetet palestineze shprehen se të prangosurit janë civilë. Situata në enklavë paraqitet e rënduar, teksa agjencitë ndërkombëtare flasin dhe për përhapje të mundshme të epidemive.

D.XH
Arrestohen 70 palestinezë, Cameron: Ekstremistët nuk do lejohen
Gaza

GAZA – Situata në enklavë vazhdon të jetë e rëndë, teksa Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pritet të bëjë presion që sulmet izraelite kundër Hamasit të mos shënjestrojnë civilët. Përpara vizitës së Sullivan, ambasadorja e Izraelit në MB, Tzipi Hotovely, hodhi poshtë një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve, duke thënë: "Absolutisht jo. Palestinezët kurrë nuk donin të kishin një shtet pranë Izraelit".

Kryeministri britanik Rishi Sunak përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, duke thënë se është zgjidhja e duhur. Në terren, luftimet intensive kanë vazhduar në Rripin e Gazës, me qytetet jugore të Khan Younis dhe Rafah të goditura nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli thotë se ka arrestuar më shumë se 70 anëtarë të Hamasit në një spital në Gazën veriore - ndërsa zyrtarët shëndetësorë në territorin e drejtuar nga Hamasi akuzojnë forcat izraelite për pengimin e personelit mjekësor që të kujdesen për të plagosurit ose të sëmurët. Autoritetet e Palestinës pretendojnë se 70 të arrestuarit janë civilë.

Situata humanitare në Gaza vazhdon të alarmojë agjencitë e ndihmës së shpejtë, teksa koordinatori humanitar në OKB për rajonin e përshkruan mungesën e ujit të pastër, kanalizimeve, ushqimit dhe strehimit si diçka të rëndë, që mund të shpejtojë përhapjen e epidemive.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, një operacion izraelit në Jenin vazhdoi në ditën e tretë - teksa 11 palestinezë janë vrarë, ndërsa IDF thotë se ka gjetur dhjetëra armë dhe gjithashtu laboratorë eksplozivësh dhe boshte tunelesh. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka njoftuar se "kolonët ekstremistë" përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, nuk do të lejohen të shkojnë në MB./ZËRI/

Poll

MOS HUMB