
Policia në Londër arrestoi njeriun që është autori i vrasjes së gruas dhe dy vajzave të komentatorit të BBC-së në një varrezë. Siç raporton Sky News, 26-vjeçari Kyle Clifford është në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes mjekësor. Sulmuesi ndodhej në varrezat Lavender Hill, Enfield, e cila është jo shumë larg rezidencës së tij. Pas arrestimit, ai u dërgua në spital.
Kyle Clifford Seen Being Stretchered Out of Cemetery. Triple murder suspect Kyle Clifford seen being stretchered out of Lavender Hill Cemetery in Enfield. Clifford was taken to the Royal London Hospital for medical treatment. #KyleClifford #Manhunt #BusheyMurders pic.twitter.com/SaBLLWH9qd
— Pakistani Index (@PakistaniIndex) July 10, 2024
Sipas policisë, ai ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për arrestimin e tij, por policia nuk është dashur ta qëllojë. Një ‘’gjueti’’ për 26-vjeçarin ka nisur prej disa orësh, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos i afrohen. Ka shumë gjasa që policia të jetë çuar atje pas një lajmërimi të një qytetari.
Për më tepër, autoritetet kishin marrë vendimin e pazakontë për të publikuar emrin dhe fotografinë e të dyshuarit në një fazë shumë të hershme të hetimit për shkak se "kishte nevojë për ndihmën e qytetarëve". Tre viktimat e burrit ishin Carol Hunt, gruaja e komentatorit sportiv John Hunt dhe dy vajzat e tyre, Louise dhe Hannah. Ai kishte një lidhje me Louise në të kaluarën./ZËRI