
KOSOVË- Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë ka hedhur poshtë të gjitha hipotezat për dëmtimn dhe shpërfytyrimin e Faton Hajrizit që u vra nga policia serbe. Sipas rezultateve paraprake që janë publikuar nga mediat e Kosovës, Hajrizi është qëlluar në distancë, në tre vende të trupit. Ai është qëlluar në kokë, këmbë dhe trup, megjithatë, mbetet lehtësisht i identifikueshëm.
Faton Hajrizi u arratis nga një burg në Kosovë më 6 korrik, ndërsa disa ditë më pas, më 18 Korrik, qëlloi për vdekje një polic serb dhe plagosi kolegun e tij në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Pas sulmit, autoritetet serbe e shpallën në kërkim. Një ditë më pas, më 19, Faton Hajrizi u vra nga autoritetet serbe pranë kufirit të Lloznicës. Ministri i Brendshëm i Serbisë tha se Hajrizi hapi zjarr ndaj Policisë dhe për këtë arsye u ekzekutua menjëherë nga forcat e rendit./ZËRI