
Droni i rrëzuar nga avioni amerikan F-16
SIRI - Shtetet e Bashkuara rrëzuan të enjten një dron të armatosur turk, që u afrua pranë trupave të saj në Siri.
Kjo është hera e parë që Uashingtoni deklaron se rrëzon një avion të aleatit të NATO-s, Turqisë.
Një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes tha se droni i rrëzuar nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA nuk i përkiste forcave të armatosura turke, por nuk tha se kujt i përket.
Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një avioni F-16 rrëzoi dronin turk, pasi Shtetet e Bashkuara thirrën disa herë zyrtarët ushtarakë turq, për t'i paralajmëruar ata se po vepronin pranë forcave tokësore të SHBA./Zëri.ai/
Poll