Bota

BE zotohet se do ta mbajë Putinin përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

Ministrat e BE-së diskutuan opsionet për t’i shkaktuar kosto të reja Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt.

f.t
BE zotohet se do ta mbajë Putinin përgjegjës për vdekjen e
Josep Borrell

BRUKSEL-Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell u zotua të hënën se presidenti rus Vladimir Putin do të mbahet përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny, pasi ai takoi liderin e opozitës dhe të venë e armikut të Kremlinit.

Vdekja e Navalny në një burg të Arktikut javën e kaluar ka tronditur opozitën, e cila së bashku me Perëndimin drejtoi gishtin nga Kremlini.

“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së Yulia Navalnayas. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalnyt. Siç e tha edhe Yulia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediat e pavarura”,-tha Borell.

Ministrat e BE-së diskutuan opsionet për t’i shkaktuar kosto të reja Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt. BE-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Moskës, përfshirë Putinin, për shkak të pushtimit të Ukrainës./ZËRI

Poll

MOS HUMB