Bota

Biden: Armëpushimi me Izraelin në Rripin e Gazës në 'duart' e Hamasit

Përfaqësuesit e ndërmjetësve, Katari, Egjipti dhe SHBA, po negociojnë me Hamasin në Kajro. Izraeli nuk merr pjesë në bisedime. Deklaratat nëse është bërë apo jo progres janë kontradiktore.

E.K
Biden: Armëpushimi me Izraelin në Rripin e Gazës në
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se ai beson se ekziston nevoja për të shpallur një armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

"Nëse kjo vazhdon gjatë Ramazanit, do të jetë shumë, shumë e rrezikshme," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se vendimi për të shpallur një armëpushim dhe për të liruar pengjet në këmbim të të burgosurve palestinezë ishte "në duart e Hamasit tani".

Përfaqësuesit e ndërmjetësve, Katari, Egjipti dhe SHBA, po negociojnë me Hamasin në Kajro. Izraeli nuk merr pjesë në bisedime. Deklaratat nëse është bërë apo jo progres janë kontradiktore.

Uashingtoni, i cili thotë se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës gjatë Ramazanit, veçanërisht në Jerusalem, javën e kaluar i bëri thirrje Izraelit të "lehtësojë aksesin" për "adhuruesit paqësorë" në Sheshin e Xhamisë, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, gjatë Ramazanit.

Myslimanët do të mund të vijnë për t'u falur në shesh "në të njëjtin numër si vitet e kaluara", siguroi dje qeveria izraelite, por shtoi se situata do të "rivlerësohet" vazhdimisht bazuar në kriteret e sigurisë.

Për të shmangur një katastrofë humanitare pas pesë muajsh lufte në Rripin e rrethuar të Gazës, presidenti amerikan Biden bëri thirrje gjithashtu për "më shumë ndihmë" për të arritur në enklavën palestineze duke këmbëngulur që Izraeli "nuk ka justifikime" për të kufizuar hyrjen e kamionëve që presin në kufirin me Egjiptin. Ushtria amerikane bëri dje lëshime të reja me paketa ndihme./ZËRI

Poll

MOS HUMB