
GAZA- Është rritur bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet me raketa të HAMASIT dhe më pas edhe nga kundërpërgjigja e Izraelit në Rripin e Gazës.
Autoritetet palestineze raportojnë se nga kujndërofensiva e Izraelit janë vrarë së paku 161 persona dhe janë plagosur mbi 1 000 të tjerë.
Raketa të shumta janë vërejtur mbi qiellin e Gazës. Izraeli deklaroi se ka nisur të godasë “caqet palestineze”, kryesisht ato ku strehohen militantët e HAMAS-it.
Ndërsa sulmet me raketa të Izraelit vazhdojnë, rrugët janë vërejtur se janë thuajse bosh.
Shtetet e Bashkuara me anë të një reagimi, janë shprehur se Izraelit i nevojitet të mbrojë veten “nga sulmet terroriste”. SHBA thekson se po monitoron situatën me kujdes.
Bilanci i deritanishëm në betejën mes Izraelit dhe miliatantëve të HAMAS:
- Të paktën 160 palestinezë janë vrarë në Gaza dhe mbi 1 000 janë plagosur, sipas autoritetiteve shëndetësore palestineze, pasi Izraeli filloi sulmet në hakmarrje ndaj ofensivës së papritur të Hamasit në territorin izraelit.
- Burimet shëndetësore të Izraelit kanë thënë se 40 izraelitë kanë vdekur dhe 750 janë plagosur, për shkak të sulmeve të Hamasit.
- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është "në luftë", ndërsa Palestina ka thënë se përfundimi i pushtimit izraelit të territorit të tyre është garancia e vetme për "sigurinë, stabilitetin dhe paqen" në rajon.
- SHBA-ja ka thënë se do të punojë për të siguruar që Izraeli ‘të mbrojë veten’. Britania e Madhe, BE dhe Ukraina kanë dënuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.
- Një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ali Hosseini Khamenei, tha se Irani mbështet sulmin e palestinezëve. Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka thënë gjithashtu se është "në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëheqjen e rezistencës palestineze"./Zëri.ai/