
SHBA- Një grua e gjeti bashkëshortin e saj, i cili e braktisi bashkë me fëmijët e tyre, brenda pak orësh vetëm falë fuqisë së internetit. "Ghosting" është termi që përdorim kur pas një ose më shumë takimeve dikush zhduket, duke ndërprerë komunikimin me personin tjetër plotësisht pa paralajmërim, duke i lënë të vrasin mendjen se çfarë ka ndodhur. Vitet e fundit kjo ka qenë një taktikë shumë e njohur, sidomos për çiftet e reja. Por për herë të parë e ka provuar dhe një grua e martuar me dy fëmijë.
@marykatherinesamples What the heck, Charlie?! #charliewithers ♬ original sound - Mary Katherine Samples
Në një postim në Facebook, i cili u bë viral në mediat sociale, nëna e dy fëmijëve nga Massachusetts, Ashley McGuire zbuloi se ishte e martuar me një burrë britanik, Charles ëithers. Ajo shpjegoi: Vitin e kaluar, kur isha shtatzënë me fëmijën tonë më të vogël, ai vendosi që të qenit bashkëshort dhe baba nuk ishte më stili i jetesës që donte dhe u largua. Ai u zhduk pa lënë gjurmë.
McGuire zbuloi se ajo po përpiqej të divorcohej, por kjo ishte e vështirë të bëhej pa qenë ai. Kështu që ajo iu drejtua internetit për t'u përpjekur ta gjurmonte bashkëshortin e saj në mënyrë që të merrte nënshkrimin e tij për të firmos letrat e divorcit. Postimi u bë shpejt viral dhe rreth 14 orë pasi u postua për herë të parë në Facebook duke u kërkuar njerëzve të ndihmonin në gjurmimin e tij, gratë e tjera i treguan adresën dhe numrin e tij të telefonit.
McGuire postoi një përditësim në Facebook-un e saj të hënën, 8 prill (postimi i saj i parë ishte më 7 prill 2024) duke thënë se kishte informacion të mjaftueshëm për ta gjurmuar./ZËRI