Bota

Brnabiç ‘zbardh’ mesazhin e Macron, ç’do të ndodhë me liberalizimin e vizave për Kosovën

"Macroni ka paralajmëruar se do ta ndryshojë politikën e vizave ndaj Kosovës, nëse Kurti s’ndryshon qasje"

E.K
Brnabiç ‘zbardh’ mesazhin e Macron, ç’do të
Macron dhe Brnabic

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka folur për takimin e e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me Presidentin e Francës gjatë Forumit të Paqes në Paris.

Kryeministrja serbe ka thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron do të shkojë për vizitë në Serbi duke theksuar se kjo është diçka e shkëlqyeshme.

Duke folur më tej për Macronin, Brnabiç ka thënë se ishte pikërisht presidenti francez që ka thënë së nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ndryshon qasje ndaj dialogut atëherë “Franca do të ndryshojë qëndrim për sa i përket liberalizimit të vizave”.

Gjatë forumit të Paqes në Paris që është mbajtur këtë javë, me presidentin francez është takuar edhe kryeministri Kurti, ku temë ka qenë edhe çështja e dialogut.

Rreth kësaj kryeministrja serbe gjatë një interviste për TV Pink, të dielën ka deklaruar se Kurti “nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Madje ajo thotë se për këtë refuzim “Kurti ka mbështetje nga jashtë”.

Ajo ka shprehur lëvdata për shefin e saj, Aleksandër Vuçiç, për mënyrën sesi po e drejton dialogun.

“Për Asociacionin e komunave serbe u ra dakord në vitin 2013, pastaj në 2015. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po udhëheq një betejë serioze diplomatike në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Brnabiç. 

Poll

MOS HUMB